
Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e turit të parë të Conference League. Klubi i kuq ka postuar foto nga seanca e sotme, ndërsa në sy bie mungesa e Alban Hoxhës.
Kapiteni nuk pati rinovuar me kryeqytetasit dhe pas zyrtarizimit të Rexhepit, mund t'i ketë dhënë fund aventurës me 16 herë kampionët e vendit. Në stërvitjen e sotme shihen vetëm Aldo Teqja, Bekim Rexhepi dhe Vokli Laroshi. Pritet me interes të mësohet se pse Hoxha s'ka qenë sot i pranishëm në stërvitje.
Poll