
“Problemi i vetëm është se lojtarët u stërmunduan më shumë. Frikë? Frikë nuk patën shumë, vetëm 2-3 vetë, i pari unë dhe i dyti Ajeti”, tha menaxher i kombëtares, Alban Bushi për uljen e detyruar të avionit gjatë udhëtimit nga Lyoni në Perros Guirec, aty ku është dhe rezidenca e kuqezinjve në Francë.
Sa i përket fitores dhe mundësisë për t’u kualifikuar më tej, Alban Bushi për mediat pohoi: “Falënderoj të gjithë çunat e kombëtares për shpirtin e garës që treguan, gjithashtu dua të falënderoj tifozët shqiptarë që vërtet ishin fantastikë”.
“Italia që kam shpresë duhet ta fitojë ndeshjen dhe Turqia gjithashtu me Çekinë. Jemi të qetë, stërvitjet do të vazhdojnë deri në përfundim të ndeshjeve të treta të të gjitha grupeve”, pohoi Bushi për situatën e kualifikimit të kuqezinjve për në 1/8-at.