
Alban Bushi, menaxheri i përgjithshëm i kombëtares shqiptare të futbollit ka folur për ndeshjen e nesërme. Ai ka motivuar djemtë e kombëtares për të pasur një paraqitje sa më dinjitoze në takimin me Rumaninë. Sipas tij, përfaqësuesja kuqezi duhet të shpërblehet me fitore nesër pas paraqitjes mbresëlënse në europian dhe për të krenuar tifozët pas mbështetjes që i kanë bërë skuadrës së De Biazit.
"Edhe një herë për Shqipërinë. Një përpjekje tjetër që të bëjmë ëndrrën realitet. E meritojmë për atë që djemtë kanë treguar në fushë dhe për atë që tifozat kanë treguar në shkallët e stadiumit", përfundon ish-sulmuesi kuqezi.
Poll