Fisnik Asllani ishte shumë pranë golit në sfidën që Kosova humbi 01- përballë Turqisë në stadiumin "Fadil Vokrri", por goditja e tij u ndal nga portieri Cakir, i cili bëri mrekullinë në këtë duel, duke u bërë i pakalueshëm në portën e turqve.
Një ditë pas ndeshjes, sulmuesi i përfaqësueses ka bërë një postim ku tregon dhimbjen e një ëndrre të ndalur, pasi ishin shumë pranë historisë. Megjithatë, 23-vjeçari sheh përpara me optimizëm duke treguar se rikthimi i Kosovës do të vijë shumë shpejt.
"Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë", ka shkruar Asllani në postimin e tij.
View this post on Instagram
