
Egnatia i dha fund serisë negative të javëve të fundit, teksa fitorja në Laç ka rikthyer optimizmi te rrogozhinasit. Pas kurrbinasve ndeshja e radhës për skuadrën e Edlir Tetovës është ndaj Vllaznisë, një tjetër pengesë për ta.
Por pavarësisht rëndësisë së sfidës, te Egnatia i gjithë stadi i skuadrës është i “alarmuar”. Plot 7 lojtarë janë në “fije të perit” dhe nëse ndëshkohen me kartonë ndaj shkodranëve atëherë do të humbin duelin e javës së 23-të me Bylisin.
Atanda, Zejnullai, Kacbufi, Sherri, Malota, Mëllugja dhe Paulauskas kanë nga 3 kartonë të verdhë dhe ndaj shkodranëve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi në të kundërt Egnatia do të “përgjysmohej” për sdfidën me ballshiotët.
Poll