
Masat e larta të sigurisë që janë për ndeshjen Shqipëri-Izrael duken edhe te rregullat që tifozët duhet të zbatojnë përpara se të futen ne stadium.
Burimet pranë zyrës së FSHF-së bëjnë me dije se tifozët do të kontrollohen nga forcat speciale të FNSH-së përpara se te hyjnë në stadium dhe nuk iu lejohet të futen me sende metalike, monedha, çelësa, kapsolla, fishekzjarr, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, dhe çadra.
Lejohen vetëm mushamatë ndaj shiut.
Bëhet me dije se të gjitha aktivitetet përreth stadiumit do të mbyllen rreth 8 orë para ndeshjes, gjithashtu do të ketë edhe kufizime të qarkullimit rrugor. Tifozët detyrohen të hyjnë 4 orë para në stadium!
Poll