Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ALARMANTE/ 230 futbollistë diagnostikohen me kancer, futbolli në kaos, prindër e lojtarë në panik

Shkruar nga NEWSPORT

Bota e futbollit është tronditur nga analizat e kryera së fundmi në fushat e futbollit.

Pas disa analizave të kryera nga një studim i Amy Griffin, asistente-trajnere në Universitetin e Uashingtonit, thotë se të paktën 50 futbollistë janë diagnostikuar me kancer dhe sipas ekspertëve shkak janë bërë substancat kimike në fushat e futbollit me bar artificial.

Shumica e futbollistëve, kryesisht portierë, janë diagnostikuar me tumor pasi i kanë hyrë botës së futbollit dhe numërohen rreth 230 futbollistë në të gjithë botën të cilët janë prekur nga kanceri si pasojë e këtyre fushave.

Këmbanat e alarmit bien edhe për vendin tonë.Kohët e fundit këto lloj fusha janë aplikuar në masë të gjerë në Shqipëri. Fushat ku stërviten fëmijë dhe të rritur, janë të prodhuara  nga copëza gomash të riciklueshme të cilat përmbajnë një përzierje substancash toksike, si karbon i zi, i cili është vërtetuar se çon në zhvillimin e tumorit.

Fushat me bar artificial, të krijuara me fibra sintetike për të imituar barin dhe copëza gominash të përdorura në vend të dheut, përdoren zakonisht për fushat e futbollit në mjedise të jashtme. Këto lloj fushash kanë rezistencë ndaj motit, janë me kosto më të ulët dhe nuk kanë nevojë që të ujiten apo t'u pritet bari.

Pavarësisht se hetimet nga autoritetet kanë treguar se fushat nuk përbëjnë asnjë rrezik, futbollistët dhe trajnerët kërkojnë që të bëhen më shumë hetime për të zbuluar si përfundojnë substancat kimike dhe ato kancerogjene nga copëzat e gomave në enët e gjakut të lojtarëve.

 

[caption id="attachment_78600" align="alignleft" width="960"] Ekipi i Kuksit në stërvitje[/caption]

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga