Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Alarm te Skënderbeu, sulmuesi i korçarëve thërritet për ushtar në Iran

Shkruar nga NEWSPORT
Alarm te Skënderbeu, sulmuesi i korçarëve thërritet

Reza Karimi ka alarmuar Skënderbeun në ndeshjen ndaj Korabit. Sulmuesi iranian nuk ishte i pranishëm as në pankinë, por as në tribunë në ndeshjen që u luajt në "Elbasan Arena". 18-vjeçari është thirrur nga shteti iranian për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ai ka marrë leje nga klubi dhe është nisur menjëherë për të zgjidhur këtë problem.

Mësohet se ditën e djeshme Karimi është rikthyer në Korçë dhe së bashku me menaxherin e tij i ka dhënë garanci drejtuesve të Skënderbeut se nuk do të ketë më probleme. Nëse ai nuk do të udhëtonte në atdheun e tij, autoritetet e shtetit iranian do ta kthenin me forcë atë për të kryer shërbimin ushtarak. Por, siç duket gjithçka është zgjidhur dhe talenti 18-vjeçar do të qëndrojë në Korçë për të dhënë kontributin e tij për fanellën e Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga