Partiani do të luajë “ndeshjen e jetës” ditën e hënë duke nisur që nga ora 16:00 në “Arenën e Demave”. Të kuqtë si asnjëherë më parë janë vetëm 90 minuta larg ngritjes së trofeut të Abissnet Superiore. Ndaj Teutës do të luftojë gjithçka për gjithçka për tu rikthyer te titulli pas 3 vitesh.
Giovanni Colella ka nisur stërvitjen me mision titullin. Lajm i mirë për këtë sfidë është Hadroj dhe Telushi të dy lojtarët do të jetë të gatshëm për të kuqtë. Alarm fals për dëmtimet e tyre, teksa Colella do të llogarisë shërbimet e anësorit dhe kapitenit për “finalen” me durrsakët.
Telushi dhe hadroj nuk kanë asgjë serioze, por gjithsesi të dy lojtarët pritet të jenë të gatshëm për Colellën. Italiani ka nisur të përgatisë edhe kurhtin anti-Teuta, ndërsa në fushë pritet të hedhë të gjithë lojtarët që do të japin më shumë se 100% nga vetja e tyre për të bërë të mundfur edhe triumfin në fund.
Formacioni i mundshëm:
Partizani: Rexhepi, Telushi, Sota, Preka, Hadroj (Zuna), Rrapaj, Matondo, Murataj, Atanaskovski, Mba, Da Silva.