Përtej asaj që është konsideruar një arritje e Shqipërisë në Europian, lojtarët kuqezi kanë “pengjet” e tyre, jo vetëm për rastet e humbura në Francë apo për ndonjë gabim të bërë. Një “peng” i madh për mbrojtësin Mëgim Mavraj është sistemi apo formula e kualifikimit të skuadrave nga faza në grupe. Mavraj akuzon për një formulë të padrejtë, që ka sjellë kompromise nga shumë skuadra për kalimin më tej dhe rrjedhimisht për eliminimin e Shqipërisë. Për shtypin gjerman mbrojtësi i Këlnit, mes të tjerash ka theksuar: “Nuk ka kuptim dhe është e padrejtë. Skuadrat e tjera e dinin saktësisht se sa gola duhej të shënonin për të na kaluar, ndërkohë që ne kishim luajtur më parë. Mendoj se është një shtrembërim i aktivitetit. Për shembull, Turqia, nëse do të kishte luajtur bashkë me ne të dielën, nuk do të shënonte kurrë dy gola. E njëjta gjë vlen edhe për Portugalinë”.
Akuzat e mbrojtësit kuqezi kanë bërë xhiron e botës, duke marrë vëmendjen e shtypit në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Angli ,por më shumë në Gjermani. Kjo ndodh për vetë faktin se më parë ka qenë trajneri i Turqisë, Fatih Terim, që ka bërë të njëjtën gjë. Shtypi u huaj shkruan se Mavraj akuzon për kompromis mes Portugalisë dhe Hungarisë në ndeshjen e fundit. Ja disa nga titujt e shtypit italian dhe spanjoll, konkretisht portalet "Pallonate" në Itali dhe "Aracatinet" në Spanjë, për këtë çështje: