Giuseppe Rossi është momentalisht pa skuadër. Sulmuesi italia ka vuajtur nga dëmtimet e shumta gjatë karrierës së tij dhe për këtë arsye është pa skuadër. Ofertat nuk kanë munguar dhe siç raporton "Tuttsport", Rossi mund ta rinis nga Serie B karrierën e tij. 32-vjeçari ka oferta nga Empoli, Frosinone dhe Cremonese dhe në fund do të jetë ai që do të vendos.
Duke qenë së është një lojtar I lirë Rossi mund të firmos me çdo skuadër pasi një gjë e tillë lejohet edhe merkato është e mbyllur. Kohët e fundit sulmuesi është stërvitur me Manchester United për të gjetur formën më të mirë dhe tashmë është gati për të rinisur sërish.
Në të kaluarën e tij ai ka luajtur me Manchester United, Fiorentinën, Celta Vigo dhe që nga 1 qershori I 2018 është pa skuadër.