Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Aktivizohet me Panathinaikos në Greqi, talenti shqiptar i thotë "jo" ftesën së Edi Rejas

Shkruar nga NEWSPORT
Aktivizohet me Panathinaikos në Greqi, talenti shqiptar i thotë

Në Greqinë fqinje luajnë shumë talente me origjinë shqiptare. Rrjedha e jetës apo nevoja për një mundësi më të mirë, kanë shtyrë shumë shqiptar të emigrojnë drejt vendeve të ndryshme. Fusha e blertë është bërë "arena" ku djemtë tanë kanë treguar veten, por jo të gjithë ata që kanë gjak shqiptar në venda zgjedhin të përfaqëojnë vendin e origjinës. Rasti më i fundit është ai i Kristo Shehut, që aktivizohet me të rinjtë e Panathinaikosit. 19 vjeçari është duke zhvilluar një paraqitje impresionuese me këtë ekip, duke rënë në sy të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas mediave helene, Shehu ka refuzuar një ftesë të trajnerit Reja për ndeshjet e ardhme kualifikuese.

Lajmin e bën me dije "novasport", teksa shkruan se interesimi ka qenë konkret por nuk ka marrë vëmendjen e pritur nga sulmuesi. "Nuk kam vendosur ende nëse do të luaj për kombëtaren shqiptare apo greke. Eshtë diçka që nuk e kam mendur dhe për momentin po fokusohem me klubin tim. Dua që vetëm të përmirësohem dhe të rritem si lojtar", mësohet të jetë shprehur 19 vjeçari. Nuk dihet nëse refuzimi ka qenë përfundimtar, por e sigurt është se djaloshi është në dilemë për zgjedhjen e tij. Rasti më i fundit i refuzimit është ai i Fjorin Durmishaj, që zgjodhi të luajë me kombëtaren greke, paçka se ishte pjesë  e moshave kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga