
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës, e mbyllur me shifrat 2-3 nuk kaloi pa incidente. Shpërthimi i Granit Xhakës solli shumë reagime në mediat e mbarë botës. Fitorja e Zvicrës bër që shumë shqipëtarë të shpërthenin në festë, pasi Xherdan Shaqiri ndëshkoi përsëri serbët ashtu si në botërorin e 2018.
Aktivistja e Shqoqërisë Civile në Kosovë, Zana Avdiu ishte një nga personat që doli kundër veprimit të Xhakës. Reagimi i saj përmjes një statusi në rrejtet sociale, ka bërë që shumë persona ti kundërpërgjigjen për kritikën e saj.
Nuk ka vonuar shumë dhe një përgjigje nga Ragip Xhaka, babi i futbollistit shqiptarë që luan për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka. Në emisionin sportiv “Favoriti i Botërorit” në Kosovë, ka përçuar një mesazhë në një lidhje direkte nga jashtë.
Komenti i Ragip Xhakës:
“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kurr mirret me një fjalë rrugaq, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaq.
Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaq. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”