
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Polonisë në orën 20:45 në “Air Albania” kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm 3 pikët në këtë përballje për të hedhur një hap të sigurtë drejt Euro 2024.
Shkallët e stadiumit siç dihet tashmë do të jenë të gjithë të mbushura, teksa “Air Albania” është i gjithi “Sold Out”. Në lidhje me biletat ka folur për “Supersport” Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani, i cili theksoi se të gjitha biletat kanë rreth një javë që janë shitur të gjitha.
“Interesimi për bileta vijon të jetë i lartë dhe na kontaktojnë në çdo moment tifozë që duan bileta, megjithatë ato kanë ditë që kanë përfunduar të gjitha dhe stadiumi do të jetë plot sonte në mbrëmje. Kam vetëm një kërkesë për tifozët kuqezi që të mbështesin sa më shumë Kombëtaren dhe të dhurojnë spektakël siç duhet”, ka theksuar VErçani.