
“Air Albania” do të presë si kurrë më parë një ndeshje miqësore, e cila ka mbushur plot e përplot shkallët e stadiumit. Ora 20:45 të gjithë tifozët do të mbajnë frymën, ndërsa në fushën e blertë do të zbresin kuqezinjtë e Edy Rejës përballë yjeve të Roberto Mancinit.
Një miqësore luksi kjo për kombëtaren shqiptare, por jo vetëm, pasi “Axurrët” kanë në shqipëri shumë tifozët të tyre. Një duel i veçantë për teknikun e kombëtares i cili do t ëluajë kundër vendit të tij, ndërsa gjatë konferencës theksoi se dëshiron një ndeshje me gola që të përfundonte 3-3.
Në fushën e lojës Reja do të hedhë më të mirët që ka në grumbullim edhe pse mungesat tashmë dihet janë të shumta. Në majën e sulmit me shumë gjasa italiani do të vendosë dushen Broja-Uzuni për të dueluar me yjet e italisë, të cilët Mancini nuk do t’i kursejë aspak.
Formacionet e mundshme:
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Bare, Lenjani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni. Trajner: Edy Reja.
Italia: Donnaruma, Scalvini, Bonuçi, Bastoni, Di Lorenco, Tonali, Barela, Di Marco, Verratti, Zaniolo, Raspadori. Trajner: Roberto Mancini.