Tirana do të nisë sezonin e me derbi ndaj Dinamos. Kjo sfidë do të luhet më 26 gusht në “Elbasan Arena”, pasi ky i fundit do të jetë edhe shtëpia e re e Bluve.
Edhe sfidën e dytë të kampionatit bardheblutë do ta luajnë në transfertë ndaj Teutës në “ Niko Dovana”. Por ajo që shton kureshtjen e tifozëve kryeqytetas është se ku do të luajë Tirana ndeshjet si pritëse, pasi “Air Albania” do të mbyllë dyert për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se bardheblutë do të mbeten në kryeqytet, teksa do të rikthehen të luajnë shumicën e sfidave në “Selman Stërmasi”. Në ndeshjet që në letër konsiderohen të “vogla” Tirana do t’i zhvillojë në “Selman Stëërmasi”, ndërs anë sfidat që rivaliteti është i madh pritet që të zhvendosen në “Air Albania”.