Patizani fitoi bindshëm me lojë dhe rezultat ndaj Dinamos në derbin e zhvilluar në Elbasan Arena. Të kuqtë mposhtën 1-3 blutë me golat e Bintsouka, Rrapaj dhe Da Silva. Mesfushori vlonjat foli aps ndeshjes për MCN TV.
Partizani e ka pas gjithmonë frymën e grupit. Sot e nisëm pak keq, ndikon dhe lodhja. Shyqyr e morëm veten dhe shënuam golat në pjesën e dytë. Besimin për të shënuar e kam gjithmonë të vetja pasi edhe goditjen e kam të mirë. Në ndeshjet e fundit nuk më ka ndihmuar pasi kam kapur shtyllën.
Pozicioni në fushë? Jam futbollist që mund të përshtatem në disa pozicione në fushë. Për mua mendoj se jap maksimumin prapa sulmuesit ose mesfushor qendre.
Poll