Tirana do të luajë ditën e sotme përballë Kukësit, ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukësi Arena” do të startojë në orën 13:30.
Një ndeshje në të cilën Tirana vjen për 3 pikët që do t’i jepnin pakëz qetësi në “Final Four”, në krahun tjetër verilindorët kërkojnë rikthimin te fitorja pas plot 11 ndeshjes në kampionat, me trajnerin e ri Emiljano Çela.
Por bardheblutë do t’i bëjnë llogaritë në këtë transfertë pa kapitetin Erjon Hoxhalli do t’i mungojë Tiranës në këtë ndeshje, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit përballë Skënderbeut në “Air Albania”, të cilën kujtojmë se bardheblutë e humbën 3-4.
Por në këtë sfidë do të ketë edhe një rikthim si ai i Jonuzit. Ky i fundit ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për ndeshjen përballë Kukësit. Teksa në mbrojtje pritet që krah Najdovskit dhe Lulajt të jetë Gledi Mici për të plotësuar 3-shen e mbrojtjes. Më poshtë do të njiheni me formacionin e mundshëm të Tiranës në ndeshjen përballë Kukësit.
TIRANA (3-4-3): Abdullahu: Lulaj – Najdovski – Mici: Përgjoni – Meta – Deliu – Lushkja: Latifi – Abazaj – Haxhiu.