Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Agolli tregon kapitenin, shpreson te fati për kualifikimin e madh

Shkruar nga NEWSPORT
Agolli tregon kapitenin, shpreson te fati për kualifikimin e madh

Dy ditë pas fitores historike ndaj Rumanisë, Ansi Agolli në një konferencë për shtyp u shpreh se shpresonte të ishte edhe për një ndeshje në Francë. Sipas tij skuadra kishte bërë një punë mjaft të mirë që u shpërblye me fitoren e merituar.

"Pas një ngarkese të mjaftueshme që kemi pasur këto tetë ditë, dje patëm një ditë pushim. Besoj se të gjithë e kanë parë që e kemi merituar të fitonim ndeshjen me Rumaninë. Morali ishte i lartë. Tani po presim çdo na sjellë fati. Shpresojmë të luajmë dhe një ndeshje këtu", shprehet Agolli.

I pyetur për rolin e ri, si kapiten në skuadër Agolli thotë:

"Për ta qartësuar këtë çështje, duhet të them se kapiten i skuadrës është Lorik Cana. E falënderoj për mbështetjen morale që na ka dhënë këto dy ndeshje.  Për mua, roli i kapitenit është një përgjegjësi shumë e madhe. Bëj pjesë në një skuadër me djem shumë pozitivë që ta bëjnë punën më të lehtë, si mua ashtu edhe trajnerit".

Agolli shpreson për një kualifikim të mundshëm në turin pasardhës.

"Shpresoj që pas dy ndeshjeve pa fat, fati të na buzëqeshi dhe ta luajmë dhe një ndeshje këtu. Në ndeshjen me Rumaninë, kur gjyqtari fërshëlleu u çlirova plotësisht. Ishte një moment që kisha kohë që e prisja. E kishim ëndërruar të gjithë atë çast dhe çdo gjë shkoi në rrugën e duhur".

Një pyetje për golat e shënuar se kujt ja dedikonte Agolli deklaroi:

"Dedikimet mendoj se duhet t'i mbaj për vete. Si në ndeshje, si tani ai njeri po më ndjek. Kaq mund të them", përfundoi kapiteni i përfaqësues së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga