Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Agjenti i Marash Kumbullës: Po fillon sezoni i ri, ai ndihet mirë tek Roma

Shkruar nga NEWSPORT
Agjenti i Marash Kumbullës: Po fillon sezoni i ri, ai ndihet mirë tek

Marash Kumbulla është pjesë e Romës që prej vitit 2021, kur u ble nga Hellas Verona për shumën e 26.5 milionë eurove.

Me ikjen e Ibanez drejt Arabisë Saudite, duket Kumbulla është në planet e Mourinhos për sezonin e ardhshëm. Për këtë pjesë ka folur dhe agjenti i tij Gianni Vitali, për mikrofonat e “Radio Sportiva”.

MARRËDHËNIA E KUMBULLËS TEK ROMA – “Ai po fillon sezonin e tij të katërt me verdhekuqtë. Ai shkon shumë mirë me të gjithë tek Roma, nga shokët e ekipit e deri tek Jose Mourinho”.

MARASHI KËTË SEZON? – “Më duhet të them që pas këtij dëmtimi e shoh më të vendosur, të bindur dhe të përqëndruar. Rikuperimi po ecën shumë mirë falë punës së të gjithëve. Ai po i bën gjërat mirë sëbashku me stafin.

MERKATO E ROMËS – “Roma po bën maksimumin , nëse jo më shumë, nga ajo që mund të bëjë është që të përforcojë sulmin”.

MOURINHO – “Është absolutisht frymëzuese të punosh me Mou. Mes shumë cilësive që ka ai pret të jesh i gatshëm mendërisht dhe teknikisht. Sigurisht që ka qenë diçka e mirë dhe formuese për Marashin”, ka thënë agjenti i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga