Një delegacion jo sportiv ka mbërritur në Tiranë para se të mbërrinte sot skuadra e Maçabi Tel Aviv. Në aeroportin “Nënë Tereza”, agjentë sekretë izraelitë kanë përgatitur terrenin për stafin dhe delegacionin që ishte nisur herët në mëngjes nga Tel Avivi.
Shumë pak proçedura për izraelitët që kanë kaluar lehtësisht kontrollet në Rinas dhe pasi kanë dalë nga dyert e aeroportit, kanë gjetur një numër të pafundëm forcash policore nga Shqipëria dhe një numër të konsiderueshëm agjentës civilë që kishin rrethuar zonën.
Komunikim me kufje, aparatura që dilnin nga aeroportë, aspak të ngjashme me bagazhet e një turisti apo të një sportisti që do të qëndrojë diçka më tepër se 24 orë në Shqipëri.
Nesër në orën 17:00, Tirana do të përballet me Maçabi Tel Aviv në stadiumin “Selman Stermasi” dhe njësoj si në ndeshjen që Izraeli luajti në Shqipëri me kombëtaret edhe këtë rradhë, plani i masave të sigurisë është ekstrem.