Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Afrimi i bujshëm i Partizanit bëhet "telenovelë", zbulohet e ardhmja e sulmuesit të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Afrimi i bujshëm i Partizanit bëhet "telenovelë",

Çështja e sulmuesit të Partizanit, Edgar Çani është kthyer në një "telenovelë" të vërtetë, kjo pasi 29-vjeçari nga Tirana nuk mundi të lërë gjurmë sezonin e shkuar me "Demat" edhe pse afrimi i tij në kryeqytet u bë me bujë të madhe.

Që edicionin e shkuar nuk munguan problemet për të. Fillimisht dëmtimet që nuk e lanë sulmuesin të "marrë frymë", pengesë që çoi në ndryshimin e kushteve të kontratës së këtij të fundit. Këtë vit çfarë do ndodhë me të? Kjo është pyetja që shtrojnë të gjithë tifozët.

Mësohet se Çani nuk do të largohet dhe do respektojë kontratën deri në fund, kushtet e së cilës nuk dihet nëse janë ato që nënshkroi në fillim apo ato të ndryshuara nga Luçiano Moxhi më pas. 29-vjeçari me shumë mundësi do të luajë në Kategorinë e Dytë me të rinjtë e Partizanit. Nuk dihet nëse do ketë ndryshime ekstremë, por ajo që konfirmohet deri tani ëshët fakti që Çani është dhe do të mbetet i kuq

Poll

Lexo gjithashtu