Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

150 milionë euro për goleadorin afrikan, Bayern Munich gjen pasuesin e Harry Kane

Shkruar nga NEWSPORT
150 milionë euro për goleadorin afrikan, Bayern Munich gjen pasuesin e
Shefat e Bayern Munich

Goleadori anglez Harry Kane po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, ndërsa rendimenti i 32-vjeçarit bën që Bayern Munich të analizohet favoritë për triumfin në Champions League gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, bordi i “rekordmenëve” të Gjermanisë kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e Kane dhe është “piketuar” bomberi i Galatasaray Victor Osimhen.

Gjatë këtij sezoni, sulmuesi nigerian ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje, nivel klubesh, e pasuar edhe me 6 asiste. Madje, sipas “Foot Mercato”, Bayern është gati të “depozitojë” që në verë 150 mijë euro te gjigantët e Stambollit, aq sa janë edhe pretendimet.

Osimhen i skadon kontrata në 2029-të, çka do të thotë se klubi bavarez nuk ka zgjidhje tjetër në këtë “pistë”, përveç të hap “thesin”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by birazz futbol (@birazzfutbol)

    

Poll

Lexo gjithashtu