
Emiljano Vila është thuajse futbollisti më i ri i Skënderbeut, e vemtja gjë që ka mbetur për tu zgjidhur janë kushtet e kontratës. Mësohet se korçarët i kanë ofruar një kontratë 6 mujore mesfushorit, ndërsa ky i fundit ka kërkuar një kontratë të plotë, çka do të thotë minimumi 1 vit e gjysmë.
Një tjetër problem për tu zgjidhur mbetet paga e futbollistit. Nuk dihet ende shuma për të cilën është folur, por si duket Vila nuk është i kënaqur me atë që i është ofruar. Edhe pse ekzistojnë këto probleme, situata është thuajse e zgjidhur.
Vila tashmë është një prej futbollistëve më të rinj të klubit korçar minimumi për pjesën e mbetur të kampionatit pas largimit që ju bë nga Partizanit thuajse një javë më parë, ku të kuqtë e lanë jashtë planeve të tyre.