Kukësi ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës. Duke parë që do të ketë dy largimie "big" si Shkurtaj dhe Abazaj, drejtuesit e klubit po kërkojnë për të gjetur lojtarët e duhur. Sipas gazetës në vend, Kukësi tenton sërish të firmosi me Azdren Llullakun, por problem mbetet kontrata e tij edhe 6 muaj me Shakhtyor Soligorsk.
Ish futbollisti I Kombëtares shqiptare është aktivizuar shumë pak këtë sezon dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga skuadra bjelloruse.
Tashmë I takon Soligorsk të vendos të ardhmen e Llullakut pasi te Kukësi e presin "krah" hapur. Klubi verilindorë e kërkoi edhe një vit më parë, por lojtari vendosi të firmoste në Bjellorusi, ndërsa tani ky opsion duket më arritshëm.

Poll