Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Largohet 'gladiatori' i Romës, Adrian Mutu zbulon një histori të pabesueshme me Tottin

Shkruar nga NEWSPORT

Adrian Mutu ka rrëfyer për herë të parë një histori të pabesueshme në lidhje me Francesco Tottin, kapitenin legjendar të Romës, i cili sot i dha fund aventurës së tij 25-vjeçare me klubin verdhekuq.

Ish-sulmuesi rumun që ka luajtur në të kaluarën me disa skuadra të njohura në Serinë A, mes tyre edhe me Juventusin, tregon se në periudhën kur luante për Fiorentinën, Totti e telefonoi duke i thënë se: "Do t'i jap Fiores 1 milion euro nga rroga ime, vetëm që ti të vish të luash përkrah meje te Roma".

Një histori që Mutu e ka zbuluar përmes një statusi në Instagram, teksa shfaqet në një foto me Francesco Tottin, të cilit i dedikon edhe një thënie shumë kuptimplotë: "Për fat të keq, koha fiton gjithnjë, madje edhe kundër një prej gladiatorëve më të mëdhenj të Romës".

"U largua një nga idhujt e mi, një nga numrat "10" më të fortë në botë, një që la shenjë në fëmijërinë time, jo vetëm me klasin dhe stilin e tij, por sidomos me golat e tij të mrekullueshëm. Francesco, ishte një nder të luaja kundër jush. Si lojtar s'kam asgjë për të thënë, si një njeri, jam i sigurt se është e njëjta gjë.

Do t'ju tregoj një histori që do të mbetet gjithmonë në mendjen time, "A ju kujtohet koha kur unë isha pranë firmës me Romën? Një nga ato ditë (isha duke u larguar nga Fiorentina), Totti më telefonoi dhe tha: 'Adri, do t'i jap Fiorentinës një milion euro nga rroga ime, vetëm që ti të vish të luash përkrah meje te Roma. A do vish?'.

Të jem i sinqertë në atë kohë nuk i thashë jo. E kupton apo jo?! Totti po kërkonte mua diçka të tillë?! Por, pasi u mendova gjatë, i ndikuar edhe nga ndjenja e dashurisë për tifozët e Fiorentinës dhe biseda me Cesare Prandelli (i cili tha, nëse ti largohesh nga Fiorentina, unë do të jap dorëheqjen), vendosa ta refuzoj ofertën e Tottit.

Por, vlerësimi im për këtë njeri u rrit shumë. Për fat të keq koha fiton gjithnjë, madje edhe kundër një prej gladiatorëve më të mëdhenj të Romës", shkruan Adrian Mutu në Instagram. / NEWSPORT.AL/

 

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga