Në datën 26 mars është planifikuar ndeshja Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës. Takimi në fjalë do të mbahet në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, duke filluar prej orës 20:45, ndërsa interesi është i jashtëzakonshëm nga të dyja kampet.
Raportimet e fundit nga Spanja sjellin frikë dhe pasiguri te kombëtarja polake. Sulmuesi kryesor Robert Lewandowski nuk do të luaj sonte kundër Atletico Madrid, ndërsa bomberi i Polonisë ka probleme në zgavrën e syrit.
Deri tani, nuk ka një datë të saktë rikthimi. Trajneri i përfaqësues polake Jan Urban ka edhe një tjetër arsye që nuk “bind” përsa i takon Lewnadowskit.
Sulmuesi i Barcelonës po zhvillon ndër sezonet më të dobëta në karrierë, aty ku edhe mosha bën të vetën. Në 4 ndeshjet e fundit me Barçën, ka vetëm 1 gol, kurse në sfidën ndaj Gironës, e humbur 1 – 2, Leëa kishte notën më të ulët nga të tijët, 5.8.
