Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo në “ujëra të turbullta”, reagon presidenti Adrian BARDHI: Nuk heq dorë nga ky klub, u shpërdorua besimi im (MESAZHI PËR LOJTARËT)

Shkruar nga NEWSPORT

Dinamo po noton në “ujëra të turbullta”, teksa tanimë është futur seriozisht në vallen e mbijetesës. Skuadra kryeqytetase u mposht së fundmi nga Teuta me rezultatin 1-0 dhe tashmë gjendet në vendin e tetë me 19 pikë.

Për këtë situatë aspak pozitive ka reaguar presidenti Adrian Bardhi, i cili kërkon të inkurajojë stafin teknik dhe futbollistët për të dhënë maksimumin e tyre në këto javë të mbetura.

Ai premton besnikëri dhe thekson se nuk do të heqë dorë nga investimi për këtë klub me histori në futbollin shqiptar, për të çuar deri në fund projektin e nisur. Në mesazhin e nisur përmes kanalit zyrtar të klubit, Bardhi shprehet:

“Duke qene koshient per situaten jo te mire qe po kalon skuadra ne kampionat, me mosarritjen e rezultateve qe nuk perligjinin investimin e deritanishem e te vazhdueshem gjykova te ndalem ne kete komunikim publik.

Si president i ketij klubi qe ka nisur nje rrugetim te gjate me investime e projekte ne te gjithe kapilaret e tij sportive e infrastrukturore, konstatoj nje ngerç psikologjik ne ekip. Megjithate, kam besim qe nje situate e tille do te stabilizohet menjehere pasi kapacitetet e skuadres nuk jane te atilla per kete pozicion ku Dinamo eshte tani!

Skuadra duhet te reflektoje menjehere qetesi psikologjike duke prodhuar jo vetem loje, por rezultat! Njeheresh futbollistet me me pervoje duhet te marrin pergjegjesite e tyre per pjesen e mbetur te sezonit, per te kthyer skuadren ne binaret e rezultateve pozitive!

Kam besim qe nje situate e tille do te kapercehet dhe ne fund te sezonit skuadra dhe une bashke do ti nenshtrohet nje analize te thelle per gjithçka sezoni prodhoi. Besimi i shperdoruar rruges ka demtuar arteriet e kesaj skuadre qe gjithsesi eshte nisur ne nje rruge per te shkuar ku e ka vendin!

Dinamo eshte nje marke e rende, nje fanelle me peshe specifike historike dhe gjithkush duhet ta kuptoje se ajo nuk e ka vendin ketu.

Si president i ketij klubi ne rrugen e investimeve madhore garantoj qe asgje nuk me lekund nga ideja dhe angazhimi im per ndertimin e Dinamos se madhe, kompetitive dhe produktive ne cdo aspekt. Asnje rryme periferike nuk mund ta cenoje kurrsesi presidentin dhe klubin ne kthimin e Dinamos se madhe!

Ftoj tifozerine ta vazhdoje ta mbeshtese  kete skuader sepse Dinamo eshte shtepia jone e perbashket!”

Mesazhi i presidentit Bardhi
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga