
Amir Rrahani do të jetë shumë shpejt një lojtari i Napolit. Mbrojtësi i Përfaqësueses kosovare bëri debutimin e tij këtë sezon në Serie A dhe deri më tani ka shkëlqyer.
Paraqitjet e tij pozitive nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ekipit "BIG" të Serie A dhe Napoli ka gjetur marrëveshjen me lojtarin si dhe me Hellas Veronën.
Burime për Newsport.al, bëjnë me dije se menaxheri i tij, Ardian Aliaj ndodhet ditën e sotme në zyrat e Napolit për të disktuar detajet e fundit të marrëveshjes. Shumë shpejt pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i tij te Napoli sëbashku me lojtarin tjetër të Hellas Verona, Amrabat.
Skuadra e Gattusos do të paguajë rreth 12 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Rrahmani do të qendrojë në huazim deri në fund të sezonit për t'u bashkuar me Napolin ediconin e ri.