
Tirana do të jetë ‘mike’ në derbin e sotëm në Air Albania, Bardheblutë sfidojnë rivalët e përjetshëm Partizanin në orën 19:00 me synimin e vetëm fitoren. Skuadra vjen nga një formë jo e mirë, por kështu janë edhe kundërshtarët, ndaj sot do të luhet me çdo kusht për kthesën e madhe.
Nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, skuadra ka pëmrbyllur përgatitjet ditën e djeshme dhe grupi duket në nivelin optimal. E vetmja mungesë do të jetë Filip Najdovski i cili pësoi një tërheqje që do ta mbajë jashtë për të paktën 2 javë. Vendin e tij e zë Lulaj në formacionin titullar.
Bie alarmi Abazaj, me sulmuesit që ka hedhur pas shqetësimet dhe është gati për të udhëhequr ofensivën bardheblu nga minuta e parë. Dy janë dilemat e Ahmataj: Jonuzi apo Lushkja dhe Patrick titullar.
Në bazë të vendimit të tij, do të ndryshojë edhe skema. Pritet një Tiranë me 3 mbrojtës, Meta rikthehet në prapavijë së bashku me Lulajn dhe Hoxhallarin, Përgjoni majtas, ndërsa Haxhiu do të jetë më i avancuar duke parë edhe karakteristikat. Deliu i padiskutueshëm në mesfushë dhe krah tij Lushkja duket në avantazh ndaj Jonuzit.
Patrick është dyshimi më i madh, braziliani është i gatshëm 100%, por ende s’ka luajtur një ndeshje të plotë. Sa herë është futur i ka dhënë frymë Tiranës dhe nëse luan nga e para do të jetë një forcë më shumë në sulm, por Ahmataj do të mbetet pa alternativa për pjesën e dytë.
Nëse Patrick e nis nga stoli, Jonuzi do të rreshtohet krah Deliut me Lushkjen që zbret pas Abazajt dhe Latifit.
Formacioni 1:
Tirana (3-4-3): Abdullahu; Meta, Lulaj, Hoxhallari; Haxhiu, Lushkja (Jonuzi), Deliu, Përgjoni; Abazaj, Latifi, Patrick.
Formacioni 2:
Tirana (3-4-1-2): Abdullahu; Meta, Lulaj, Hoxhallari; Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Përgjoni; Lushkja; Abazaj, Latifi