Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ABAZAJ dhe LUSHKJA mbajnë "pezull" Shehin para Europës, TIRANA vendos për dyshen

Shkruar nga NEWSPORT
ABAZAJ dhe LUSHKJA mbajnë "pezull" Shehin para Europës,

Kristal Abazaj dhe Regi Lushkja janë dy afrimet kryesorë të Tiranës gjatë merkatos së janarit. Të dy lojtarët u kthyen menjëherë në lider te kryeqytetasit, por jo çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve.

Ish-sulmuesi i Kukësit prej muajit mars ka luajtur i dëmtuar, duke sakrifikuar në “sprintin” final për bardheblutë. Frika ka qenë e madhe gjatë kësaj kohe për ndonjë dëmtim të rëndë, por fatmirësisht Abazaj ia doli të kontribuonte për skuadrën. Orges Shehi kërkon që lojtari të riaftësohet plotësisht përpara sfidave të Europës dhe për këtë ka një plan konkret.

Abazaj së bashku me Arzen Vocin do të qëndrojnë në Tiranë për të vazhduar intensivisht me riaftësimin, teksa pjesa tjetër e ekipit do të nisë minifazën përgatitore për Conference League. Sulmuesi do të mund t’iu bashkohet vetëm pas datës 23 qershor.

Ndërkohë Lushkja nga ana tjetër ka një tërheqje muskulare që prej derbit të fundit dhe akoma nuk është në 100% e tij. Për ish-mesfushorin e Laçit gjithashtu ka një plkan konkret. Lushkja ndryshe nga Abazaj do të udhëtojë me skuadrën për minifazën përgatitore, por do të zhvillojë stërvitje pa shumë ngarkesë dhe veçmas. Drejtuesit shpresojnë që të ketë të dy lojtarët të gatshëm për sfidën e parë në Conference League që do të luhet në korrik, por deri ateherë do të shikohet me imtësi rikuperimi i tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga