
Ishte cilësuar si një nga futbollistët që do të bënin diferencën në kampionatin shqiptar, mirëpo dëtmimet e shumta e penalizuan. Armando Vajushi, sulmuesi shkodran që ka provuar të luajë në disa skuadra vendase por edhe europiane po tenton të ringrihet sërish.
Ai ka firmosur në Rumani me Petrolul Ploieshtin, ndërsa një vit më parë ishte pjesë e Teutës së Durrësit. Eksperienca në Shqipëri i shërbeu më shumë si periudhë riaftësimi, ndërsa në mendjen e tij s’mund të shqitet aventura me Avelinon. Në një intervistë të dhënë për mediet e huaja, sulmuesi shqiptar është shprehur.
“Avelino ishte eksperienca ime më e bukur në Itali. Jam ndjerë si në shtëpi, një experience e shkurtër por shumë e bukur. I kujtoj me shumë kënaqësi ato pak muaj atje, tifozët janë arma e vërtetë e asaj skuadre.
Tifozët i kujtoj në ndeshjen e fundit të kampiontit ndaj Ternanës. Ishin të jashëtzakonshëm. Në karrierën time, nuk kam parë asnjëherë tifozë si të Avelinos. Të kthehem? Ku ma gjen, do të ishte një ëndërr.
Nëse do të më thërrisnin do të kthehesha me vrap. Më kujtohet goli me Barin, për fat të keq humbëm atë ndeshje dhe shkarkuan Novelinon, por me Foskarinin në stol ia dolëm të mbijetonim”, tha sulmuesi shkodran për aventurën me ekipin italian për sezonin 2017-2018.