Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

800 kilometrat e çmendura të De Biazit, kuqezinjtë vendosin fatin e trajnerit italian

Shkruar nga NEWSPORT
800 kilometrat e çmendura të De Biazit, kuqezinjtë vendosin

Xhani De Biazi ka bërë premtimin e çmendur, teksa ka deklaruar që do të bëjë në këmbë "Il Cammino Di Santiago" (Rrugëtimi i Santiagos), një nga ritet e pelegrinazhit fetar më të famshëm në botë, nëse kuqezinjtë e tij do të mposhtin Italinë. Ai do të përshkruajë në këmbë rreth 800 kilometra, nëse Shqipëria do të dalë me tri pikë nga stadiumi "Renzo Barbera" i Palermos. Për televizionin "Sky Sport" trajneri i kombëtares shqiptare është shprehur:

“Nëse Shqipëria mund Italinë, unë jam gati të bëj Rrugëtimin e Santiagos thuajse plotësisht.

Nga Italia e Kontes, te ajo e Venturës, sigurisht kanë ndryshuar lojtarët të cilët sipas meje po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në kampionatin italian. Është katërshja e sulmit apo edhe lojtarë që luajnë jashtë si Verrati i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Kampionati italian ka nxjerrë në pah të rinj interesante, që mund t’i japin vazhdimësi punës së Venturës. Me lojtarë në gjendjen e Italisë, për në bëhet e vështirë. Italia ka një objektiv të vetëm, fitoren, për të qëndruar në krye me Spanjën. Ndaj ajo duhet të fitojë medoemos dhe kjo mund të jetë një peshë më shumë për ata.

Për ne, cilido rezultat është i mirë, mjafton që skuadra ime të bëjë një ndeshje me inteligjence taktike e krenarie si dhe të tregojë në fushë zemrën si zakonisht”, deklaroi De Biazi.

[gallery columns="1" size="full" ids="92717"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga