Anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës, Fatlum Nurja është i hapur për çdo lloj ballafaqimi për atë që po ndodh me klubin Vllaznia. Ekipi shkodran ka shpenzuar deri në muajin gusht të këtij viti 613 milionë lekë të vjetër, ndërsa kërkon edhe 554 milionë lekë të reja për vazhdimësinë, pra nga periudha 1 shtator deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Shifra marramendëse për një skuadër që ka disa sezone radhazi që nuk arrin atje ku duhet me këto para që shpenzohen, aq më tepër që vitin e shkuar i shpëtoi rënies nga kategoria vetëm në fund të kampionatit.
[caption id="attachment_52119" align="aligncenter" width="960"] Fatlum Nurja[/caption]
Anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Shkodrës tregon me detaje shifrat që tashmë janë fakt edhe sipas dokumenteve që posedon redaksia "newsport.al", gjithçka është në dijeni të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të gjithë pjesës tjetër që merret me administrimin e klubit.
"Paratë janë paga dhe sigurime shoqërore si dhe shpenzime materiale e dieta. Në relacion thuhet që shpenzimet janar-gusht 2016 janë 613 milionë. Më vone thuhet që nga shtatori deri në dhjetor edhe 554 milionë të tjera. Tashmë shuma e tyre është 1.2 miliardë. Është e qartë apo jo. Bashkia ka çelur deri më sot 500+120 = 620 milionë".
"Kësaj shume i shtohen të ardhurat deri në gusht, që janë 117 milionë dhe që do merren sipas klubit edhe 100 milionë në të ardhmen për të mbuluar periudhën 1 shtator deri në 31 dhjetor do duhen edhe diferenca 550-100-120= 330 milionë të tjera. Në këtë shumë janë gjoba e detyrime të bëra gjatë vitit 2015 në masën 163 milionë. I kam qëndrimet publike dhe kush do që të më kundërshtojë pranoj ballafaqim. Në qoftë se e kam gabim (që nuk e besoj) kërkoj edhe ndjesë. S'jam arrogant. Në një vend thotë në relacion: Kemi kursyer para se nuk kemi marre stadiumin në ngarkim. Më poshtë thotë do fitojmë para pasi të marrim stadiumin. Ç'të të them. Gallatë menaxheriale!", shkruan për "newsport.al" Fatlum Nurja.
[gallery columns="1" size="full" ids="52112,52113,52117,52114,52115,52116"]