Dinamo do të luajë një ndeshje delikate ndaj Tiranës për llogaritë e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja do të përballet me bardheblutë e Orges Shehit në kuadër të çerekfinales së kthimit.
Duel ky që do të luhet në “Air Albania” ditën e mërkurë në orën 19:30. Emocionet e derbit ndjehen çdo herë e më shumë, me dinamovitët që kanë triumfuar 2-0 në sfidën e parë mes tyre.
Ndërkohë Dinamo të hënën e ardhshme, saktësisht me 9 mars do të luajë një tjetër derbi shumë të rëndësishëm. Këtë herë për llogaritë e javës së 27-të të Superiores do të përballet me Partizanin. Takim ky që do të luhet në “Air Albania”, ora 19:00 dhe ku ekipi i Dajës do të synojën fitoren për të lënë prapa në renditje rivalët e tyre të përjetshëm.
Siç dihet aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh, 39 dhe ndajnë vendin e 4 mes tyre. Pozicion që të çon në “Final – Four”.
Por kur tashmë jemi pak ditë përpara këtyre sfidave, klubi u ka bërë një thirrje tifozëve në rrjetet sociale. U kërkohet që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën në këto përballje vendimtare.
View this post on Instagram
