
Kushtet në të cilat stërvitet skuadra e Lushnjes lënë për të dëshiruar për faktin se FSHF nu e lejon ekipin të stërvitet në "Roza Haxhiu", ndërkohë që lojtarët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje të tjera të cilat nuk janë aspak praktike dhe mbi të gjitha normale.
Ndërkohë që lagunarët janë duket përgatitur takimin e radhës që luajnë ndaj Teutës, është konfirmuar lajmi se në stadiumin "Roza Haxhiu" do të luhen plot 8 ndeshje në gati dy javë.
Në datën 11 mars janë zhvilluar dy ndeshje në këtë impiant. U-17 dhe U-19 e Lushnjes u përball me Tomorrin. Në datën 14 mars lagunarët luajtën ndaj Laçit, nesër luajnë sërish në shtëpi ndaj Teutës.
Në datën 21 mars do luhet dy sfida të tjera në "Roza Haxhiu". U-17 dhe U-19 e Lushnjes do luajë ndaj Vlorës. Më 24 dhe 27 mars U-19 e Shqipërisë do të presë Kazakistanin për të luajtur dy takime miqësore.
8 takime në vetëm 16 dië është e tepërt, gjë e cila mund të kthehet në problem serioz sa i përket dëmtimit të këtij impianti. Axhenda tashmë ëshët përcaktuar, e vetmja gjë që pritet, ëshë të shihet gjendja e këtij impiantit pas datës 27 mars.