
Kanë përfunduar pjesët e para në 5 takimet e Kategorisë së Dytë në grupin A. Në ndeshjen e nisur më herët mes Bulqizës dhe Veleçikut janë miqtë ata që kryesojnë me rezultatin 0-2. Aktualisht aty ka nisur pjesa e dytë. Një përballje e fortë është ajo mes Valbonës dhe Ilirisë e cila është në baraspeshë 1-1. Sopoti duket se e ka shtruar me lehtësi rrugën e fitores në pjesën e parë pasi udhëheq 2-0 ndaj Naftëtarit. Kryesuesit e Vorës udhëheqin në Velipojë ndaj Adës 0-2. Shënkollo-Murlani është e vetmja sfidë ku nuk është shënuar asnjë gol në pjesën e parë, me skuadrat që kanë qenë të kujdesshme për të mos pësuar gol.
Rezultatet e sfidave të grupit A në Kategorinë e Dytë:
Bulqiza – Veleçiku 0-2
Valbona – Iliria 1-1
Sopoti – Naftëtari 2-0
Ada – Vora 0-2
Shënkolli – Murlani 0-0
Poll