Eduart Rroca është një nga lojtarët më në formë shqiptarë që po shkëlqen aktualisht në kampionatet europiane. Mesfushori fantazist është pjesë e Instanbulspor në Turqi, skuadër me të cilën ka bërë mjaft mirë.
27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me turqit deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje duke realizuar 5 gola. Ai po kalon një formë të mrekullueshme dhe sipas transfermarkt vlera e kartonit kap shifrën e 750 mijë eurove.
Fat i mrekullueshëm për djaloshin nga Librazhdi që me punë dhe vullnet ia doli. Synimet e tij janë edhe më të mëdha. Nëse sot paguhet mijëra euro në muaj, në fillimet e tij, Rroca kishte vetëm një rrogë modeste. Jo më larg se 7 vite më parë, kur ishte pjesë e Tërbunit, fantazisti kishte firmosur një kontratë prej 600 mijë lekësh të vjetra. /Newsport.al/
