
Pak javë më parë qeveria i dha FSHF-së një fond prej 700 milionë lekësh të cilat ishin në ndihmë të kombëtares shqiptare. Por jo vetëm kaq, pasi tashmë qeveria i ka dhënë një tjetër shumë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Bëhet fjalë për 197 milionë lekë të vjetra për financimin e TVSH-së së paguar për biletat e finalës europiane të Conference League që u mbaj në Tiranë, ku Roma dhe Feyenoord u përballën mes tyre, me skuadrën e Jose Mourinho që doli fitimtare.
Ky fond do të shkojë në mbështetje të ekipeve kombëtare të të gjitha moshave, si dhe në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Poll