
Shqipëria luan të premten më 22 mars, një takim miqësor përballë Kilit. Kombëtarja do të zbresë në fushën e stadiumin “Ennio Tardini”, me sfidën që nis në 20:45.
Kjo është një provë e mirë për të besuarit e trajnerit Sylvinho. Janë 7 lojtarë që nuk kanë marrë asnjë minutë deri më tani nga braziliani. Bëhet fjalë për Elhan Kastratin, Alen Sherrin, Naser Alijin, Jon Mersinajn, Arbër Hoxhën, Armand Brojën dhe Rey Manajn.
Tre të fundit e kanë për herë të parë ftesën në Kombëtare me Sylvinhon në krye. Kastrati dhe Sherri janë opsione për portën, teksa pjesa tjetër shërben si mundësi për pjesë të tjera të fushës.
Kili është mundësia e artë. Sylvinho mund të eksperimentojë, që të shohë një pjesë nga potenciali i lojtarëve të rinj. Grupi duket më i fortë se kurrë, teksa numëron 8 ndeshje pa humbje.