Tirana këtë sezon është shumë larg pritshëmrive të fillim sezonit. Bardheblutë pas 12 ndeshjesh renditen në vendin e 3-të me 18 pikë, plot 8 pikë më pak se Egnatia dhe Partizani që bashkëkryesojnë në Superiore.
Atmosfera te skuadra kryeqytetase nuk është me e mira e mundshme, e cila ka reflektuar edhe në fushën e lojës. Skuadra nuk ka bërë paraqitje të mira dhe duket se diçka e tillë ka mbushur “kupën” e drejtuesve.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Refik Halili i ka të gjithë lojtarët dhe stafin në provë. 6 ndeshjet e ardhshme që do të luhet deri në mbylljen e këtij viti janë shumë vendimtare për fatet e tyre.
Kreu i klubit kërkon maksimumin e pikëve dhe skuadra të rikthehet te performanca e shkëlqyer në fushën e blertë. Nëse në këto ndeshje nuk ka reflektim dhe reagimin e duhur atëherë në merkaton e janarit priten ndryshime të mëdha.
Kujtojmë se luajnë në shtëpi ndaj Kukësit, Partianit dhe Vllaznisë, ndërsa udhëtojnë në transfertë ppër të sfiduar Erzenin, Laçin dhe Egnatian.