Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios dha një intervistë për Supersport në “Zona Gol”. Ai foli për shumë tema, duke filluar nga ekipi italian, deri te Shqipëria. Sa i përket Lazios, Tare u shpreh se synon Europën. Sa i përket Kombëtares, nuk mund të mohohet fakti se kuqezinjtë kanë një ekip të mirë. Gjithsesi, mund të thuhet se ka probleme në reparte të caktuara. Ndryshimi i Statusit të FSHF që i mohon atyre që jetojnë jashtë kandidimin? Shqiptari e quan një dobësi.
“E kam hapur Instagramin, pasi kam patur shumë adresa fallso për emrin tim. E ndjek kampionatin shqiptar. Kam patur bisedime me trajnerë, e veçanërisht me Brdariç pasi njihem prej vitesh. Me Olsi Ramën ndaj një miqësi, po ashtu edhe Tefik Osmanin.
Serie A- Diçka e bukur për kampionatin ky rivalitet. Juventusi ka patur problemet e saja. Mbetet mbi të gjitha kandidate kryesore. Interi është i favorizuar pasi nuk është në Europë. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne kemi patur disa probleme, teksa perveç Covid, kemi patur edhe të tjera. Ne do jemi protagonist, ose të paktën shpresoj. Zona Champions? Është objektivi jonë jo minimal, por maksimal. Ne duam të jemi në Champions.
Talente– Kam patur gjithmonë idenë se kush është futbollist i mirë. Nuk e kam shikuar se nga janë. Pretendimet e mëdha të skuadrave ndikojnë. Mënyra e gjykuarit ndaj drejtuesve shqipatrë është e keqe.
Lojtar i Kombëtares te Lazio- Gjenerata ime ka qënë shumë e mirë. Unë them që ka qënë një ekip që edhe sot mund të luante në Serinë A.
Ndryshimi i Statutit për ata që jetojnë jashtë– E kam ndjekur. Mendoj se është një dobësi nga ata që e kanë bërë. Nuk mund të ia mohosh të drejtën dikujt që ka dhënë kontributin për futbollin shqiptar. Ne jemi brezi i parë që u hapim rrugë të tjerëve.
Shorti i Katarit– Hungaria dhe Polonia? Ne mund t’i mundim. Shqipëria mund të bëjë shumë mirë, përveç me Anglinë që është favorite kryesore. Patën një luhatje të vogël me atë humbje në Lituani. Pastaj arritën objektivin e tyre për të kaluar në Grupin B në Ligën e Kombeve. Kombëtarja ka shumë lojtarë të rinj. Duke pasur edhe shumë probleme prej Covid, normal që ndikon. Të rinjtë duhet të ambinetohem. Si porta dhe mbrojtja janë shumë të rëndësishme. Në mesfushë shikoj probleme, ku mungojnë 1 ose 2 lojtarë. Për shumë lojtarë kam paqartësi. Sadiku dhe Cikalleshi janë sulmues me eksperiencë.
Martesa i ri– Unë po bëj 30 vjet që u martova (Qesh). Eksperienca në jetë të ndihmon të kuptosh se kur është momenti i duhur. Një bashkëshorte e mirë dhe familjare, ka anën e saj të bukur. E rëndësisshme është mirëkuptimi.