
Gleison Bremer me shumë gjasa do të largohet nga Juventusi në këtë merkato vere. Braziliani nuk është në planet e drejtuesve për sezonin e ri dhe në këtkushte largimi i tij do të jetë mëse i mundshëm.
Në Premier League janë 3 skuadra angleze që kërkojnë shërbimet e tij. Tottenham, Chelsea dhe Manchester City janë ekipet që po studiojnë me imtësi këtë pistë.
“Spursat’” duken se janë më afër brazilianit. “Zonja e Vjetër” kërkon për të lënë të lirë Bremer jo më pak se 50 milionë euro. Shumë kjo që nuk shikohet të jetë problem për Tottenham.
Nga drejtuesit e Tottenham, Braziliani shikohet si lojtari i duhur për t’i besuar prapavijën e “Spursave” në sezonin e ri dhe në këto kushte ky operacion mund të përfundojë së shpejti.