Sezoni futbollistik akoma nuk ka përfunduar, teksa duhet edhe disa javë për të mbyllur gjithçka. Por kjo nuk i pengon skuadrat të vazhdojnë punën e tyre për të pikasur lojtarët për sezonin e ri.
Manchester United prej kohësh ka nisur punën dhe drejtuesit kanë nisur të vëzhgojnë lojtarët që i shikojnë si pjesë të projektit për sezonin e ri. Një nga repartet ku “Djajtë” do të ndërhyjnë është padiksutim mbrojtja.
I preferuari i anglezve është titullari i Juventusit. Fjala është për Gleison Bremer, i cili ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit 2028.
Braziliani ka një klauzolë largimi 50 milionë euro. Shifër kjo e përballueshme nga gjigandët anglezë, të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë për transferimin e 27-vjeçarit.