
Teuta nuk arriti të siguronte dot kualifikimin në Europë, teksa humbja me Partizanin do t’i linte jashtë kompeticioneve europiane. Edi Martini mund të quhet si “ilaçi” i kësaj skuadre, pasi e mori atë kur ndodhej në fundin e tabelës dhe luftoi deri në ndeshjen e fundit për europën.
Pikërish timonieri shkodran ka postuar një foto në rrjetet sociale nga renditja e skuadarve pas javës së 12-të. Ajo që bie në sy janë pikët që durrsakët kanë grumbulluar në drejtimin e tij. Me 40 pikë Teuta ndodhet në vendin e 3-të, vetëm 5 pikë më pak se dy skuadrat kryeqytetase.
“Kjo është renditja pas javës 12 këto janë pikët dhe renditja ime me Teutën për këtë sezon se sezonin e shkuar që e fillova nga fillimi e dini vetë ju çapaçula”, shkruan Martini.