Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

5 mungesa te Vllaznia dhe 4 te Dinamo, Memelli dhe Di Biagio “arnojnë” formacionet

Shkruar nga NEWSPORT
5 mungesa te Vllaznia dhe 4 te Dinamo, Memelli dhe Di Biagio

Dinamo dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 18:00. Një duel mjaft interesant dhe pritet të jetë gjithashtu shumë i luftuar, pasi për të dyja ekipet është detyrim fitorja.

Por përballja mes tyre mund të quhet edhe “dueli” i mungesave. Në të dyja kampet do të mungojnë lojtarë të rëndësishem për ekipet e tyre. Te shkodranët janë plot 5 lojtarë që nuk do të llogaritet nga Migen Memelli në këtë sfidë. Qarri, Hakaj, Spahija dhe Asani janë të dëmtuar dhe kësaj liste i shtohet edhe Dragoshi që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit.

Ndërkohë te “Blutë” do të mungojnë 4 lojtarë. Hoxha dhe Andoni të dëmtuar, ndërsa Behiratche dhe Prodani për shkak kartonësh. Në këtë mënyrë Mimelli dhe Di Biagio do të “arnojnë” formacionin për sfidën e sotme.

Formacionet e mundshme:

Dinamo: Rexhepi, Marku, Mesa, Samake, Allmuça, Zabërgja, Gudiabi, Llorran, Villa, , Denison, Tusha.

Vllaznia: Mehidri, Pusi, Juric, Stojanovic, Sala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga