
Tirana arriti të merrte një fitore të thellë ditën e djeshme ndaj Luftëtarit me rezultatin 0-5. Një 3 pikësh I rëndësishëm për bardheblutë që vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion dhe ruajnë diferencën prej 9 pikësh me Kukësin e vendit.
Për të parë një fitore kaq të thellë të Tiranës duhet të kthehemi rreth 13 vite pas në kohë. Bardheblutë fitonin në vitin 2007 ndaj Teutës me rezultatin e thellë 5-0 e tashmë ky rezultat përsëritet sërish këtë sezon.
Për koiçidencë atë vit bardheblutë arritën të fitonin titullin kampion, ndërsa tani janë shumë pranë. A do të përsëritet sërish e njëjta histori? Një gjë e tillë mbetet për t’u parë pasi në lojë kanë ngelur edhe 8 javë kampionat deri në përfundim.
Poll