Tedi Cara është një nga talentet që Partizani ka në gjirin e tij. Sulmuesi ka zhvilluar një sezon fantastik me të kuqtë, duke tërhequr kështu edhe interesin e skuadrave të huaja. Cara ka kontratë me kampionët deri në vitin 2024, por kjo s’do të thotë se qëndrimi në kryeqytet është i sigurtë.
Për lojtarin ka interesime nga skuadra jashtë Shqipërie, teksa nga Turqia ka mbërritur edhe ofoerta e parë. Bëhet fjalë për Alaniaspor që e shikon lojtarin sit ë rnëdësishëm për repartin e avancuar. Turqit kanë ofruar 400 mijë euro për shërbimet e Carës.
Drejtuesit e demave janë të bindur për të refuzuar një ofertë të tillë, pasi kërkojnë minimumi për kavajasin 600 mijë euro. Kjo ka bërë që turqit të stemen paksa, por bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë përsëri.
Nëse një operacion i tillë do të realizohet, ateherë Besa e Kavajës “fërkon duart”. Skuadra nga ku u transferu në kryeqytet Cara ka ruajtur 50% të kartonit të lojtarit dhe në rast shitjeje gjysmën e shumës do ta marë skuadra kavajase.