Marjo Kola ishte emri i ri që zbriti për herë të parë në fushë me skuadrën e Kukësit. Sulmuesi i ri ishte grumbulluar për ndeshjen me Bylisin duke e nisur nga stoli. Megjithatë në minutën e 60-të të takimit, ai u preferua nga Rraman Hallaçi i cili e hodhi në fushë si zëvendësues.
Një nga futbollistët që ka spikatur këtë sezon me Kukësin U-21 të Oltijon Kërnajës, la përshtypje pozitive në stafin teknik. Anësori i fazës ofensive iu bind me detaje në çdo detyrë të dhënë nga trajneri Hallaçi.
Edhe pse pozicioni i tij natyral është sulmues anësor, e bëri mirë edhe “pykën” në një terren të vështirë si i Adush Muçës. Kujtojmë që përballja mes Bylisit dhe Kukësit përfundoi me rezultatin 1-1, ku vendosën dy penallti.
[caption id="attachment_693635" align="alignnone" width="744"] Postimi i Kolës[/caption]