
Edhe Kategoria e Parë ditën e sotme do të zbresë në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të të saj. 4 ndeshje mjaft interesante dhe të rëndësishme janë në program, ndërsa të gjitha sfidat do të luhen në orën 13:30.
Korabi – Vora është një nga sfidat interesante që do të luhet ditën e shtunë. Skuadra nga Peshkopia do të synojë rikthimin te fitorja, teksa përballë do të ketë ekipin e Klodian Arbërit që është forcë e 3-të në kampionat.
Bylis do të presë në shtëpi Apoloninë, me ballshiotët që vijnë si kryesues dhe ndaj fierakëve nuk duan hapa fals. Miqtë nga krahu tjetër kërkojnë 3 pikët për të “blinduar” vendin e tyre në “Play-Off”.
Elbasani pas barazimit me Flamurtarin do të udhëtojë në transfertë për të kërkuar fitoren ndaj Tomorit. Vendasit që duan një rezultat pozitiv për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Flamurtari – Burreli është sfida e fundit e ditës së sotme. Miqtë do të synojnë vazhdimësinë në Vlorë, ndërsa nga krahu tjetër kuqezinjtë nuk duan hapa fals në shtëpi për t’i vështirësuar objektivat e këtij sezoni.
Ndeshjet e ditës së sotme:
Korabi-Vora 10.02.2024 13:30
Bylis-Apolonia 10.02.2024 13:30
Tomori-Elbasani 10.02.2024 13:30
Flamurtari-Burreli 10.02.2024 13:30